Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur përmes postimeve të tij të fundit në rrjetin Truth Social se Irani “nuk ka asnjë kartë në tryezën e bisedimeve me SHBA-të”.
“Iranianët nuk duket se e kuptojnë se nuk kanë karta, përveç një zhvatjeje afatshkurtër të botës duke përdorur rrugët ujore ndërkombëtare”, tha ai në platformën e tij Truth Social.
“Arsyeja e vetme pse ata janë gjallë sot është për të negociuar”, theksoi Trump.
Në një tjetër postim, Trump kishte shkrura një mesazh tjetër, duke thënë se Irani ishte më i mirë në “marrëdhëniet me publikun” sesa në “luftime”.
