Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të natës për qytetarët ukrainas, pohoi se 156 civilë u evakuuan në qytetin qendror të Zaporizhzhias ditën e martë. Grupi ishte strehuar në fabrikën e rrethuar Azovstal në Mariupol për dy muajt e fundit, tha ai, duke shtuar se shpëtimi i tyre “u desh shumë përpjekje, negociata të gjata dhe ndërmjetësime të ndryshme. Më në fund këta njerëz janë plotësisht të sigurt. Do të marrin ndihmë”, tha ai.
“Aktualisht, trupat ruse nuk po i përmbahen marrëveshjeve. Ata vazhdojnë sulmet masive në Azovstal. Rusët po përpiqen të sulmojnë kompleksin.”, shtoi presidenti. Sipas raporteve lokale, bombat ruse kanë vazhduar të bien gjatë gjithë evakuimit, i cili ka ndodhur në mënyrë sporadike që nga e diela
Zelensky vlerësoi gjithashtu aleatët e huaj, përfshirë kryeministrin britanik Boris Johnson, i cili iu drejtua përmres një video-mesazhi parlamentit të Ukrainës të martën, raporton BBC.
“Qëndrimi i Jonhson ishin fjalë shumë të rëndësishme, të ngrohta, miqësore, të fuqishme. Ky është një gjest shumë i sinqertë,” tha ai për fjalimin e Johnsons, duke shtuar mirënjohjen e tij për publikun britanik dhe për mbështetjen e tyre.
