Një pushues nga Suedia që ka zgjedhur të pushojë në “Prestige Resort” rrëfeu eksperiencën e tij dhe se si e ka përjetuar ndërhyrjen e paligjshme të IKMT-së.

Ai tha se në asnjë vend të botës nuk i ka parë këto skena, ndërsa shtoi se diçka nuk shkon me këtë politikë.

“Jam nga Suedia. Po bëj 7 ditë këtu. Janë tmerruar fëmijët, familjet. Shqipëria nuk është e sigurt, diçka nuk shkon me këtë politikë. Është e rrezikshme. Kam jetuar mes Tajlandës dhe Suedisë, por nuk e kam parë këtë gjë në vendet e tjera, kam parë probleme, por jo këto gjëra.”, tha pushuesi i huaj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb