Janet Jackson ka paralajmëruar një turne në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropian në vitin 2024. Këngëtarja, kompozitori, aktorja dhe balerina amerikane në turneun e saj ‘Together Again’ do të mbajë koncerte në dhjetë qytete këtë vit duke filluar nga Parisi ku do të performojë në Accor Arena më 25 shtator.

Më pas ajo do të udhëtojë në Birmingham, Londër, Glasgow dhe Mançester, përpara se të kthehet në Evropën kontinentale dhe të mbyllë pjesën evropiane të turneut të saj në Ziggo Dome në Amsterdam më 10 tetor.

Janet Jackson do të shoqërohet nga Wyclef Jean of the Fugees në të gjitha koncertet me përjashtim të Londrës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Janet Jackson (@janetjackson)

Turneu do t’u japë fansave mundësinë të shikojnë Jackson duke festuar 50 vjetorin e saj në biznesin muzikor dhe të fokusohen në 35 vjet që nga albumi i saj i vitit 1989 ‘Rhythm Nation 1814’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb