Gazetarja Klodiana Lala, dha detaje gjatë intervistës së saj në emisionin “Kjo Javë”, mbi vrasjen në burgun e Koridhalos, të shumëkërkuarit Jani Aliaj, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Lala tha se autoritetet shqiptare duhet të bashkëpunojnë me ato greke për vrasjen e Jani Aliajt, edhe pse ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços, kush janë grupimet kriminale që porositën vrasjen, a kanë përgjegjësi autoritetet greke që nuk garantuan jetën brenda burgut.

Klodiana Lala: Autoritetet shqiptare duhet të bashkëpunojnë me ato greke për vrasjen e Jani Aliajt, edhe pse ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços, kush janë grupimet kriminale që porositën vrasjen, a kanë përgjegjësi autoritetet greke që nuk garantuan jetën brenda burgut.

Kjo duhet të shqetësojë autoritetet shqiptare.

Vrasja ndodhi në 2016, janë nga zona e Tepelenës dhe Jani Aliaj dhe Elton Çiço ku dyshohet se është ndihmuar nga djali i Hysni Milloshit, Renato Milloshi.

Para 2 muajsh u tentua të vritej nga një i burgosur, me një thikë të improvizuar. Është vrarë në sektorin numër 3. Në media u raportua se ishte transferuar në burgun e grave, për t’i shpëtuar ekzekutimit në burg.

Janë personazhe të dënuar me burgim të përjetshëm, marrin kontrata të vdekjes, marrin porosi dhe vrasin shtetas të kombësive të tjera në burgun e sigurisë së lartë.

Këtu duhet të ketë përgjegjësi autoritetet shqiptare. Mediat ngrejnë dyshime për implikim. Kush e urdhëroi vrasjen, në Greqi apo në Shqipëri.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb