JAPONI – Vdes gruaja më e moshuar në botë, japonezja 117 vjecare, Misao Okawa, e cila besohet se ishte gruaja më e moshuar në botë. Ajo festoi ditëlindjen e saj të 117 vetëm disa javë më parë, më 5 mars.
Lajmi është bërë i ditur nga shtëpia e pleqve, ku jetonte Okawa në qytetin, Osaka. 117 vjecarja ishte nënë e tre fëmijëve dhe kishte katër nipa e mbesa dhe 6 stërnipër. Okawa ishte një nga pak njerëz të gjallë që kishin lindur në shekullin e 19-të. Ajo kishte lindur më 5 mars të vitit 1898. Sipas këtyre të dhënave, Okawa ka kaluar adoleshncën e saj në kohën kur ka nisur Lufta e Parë Botërore. Në moshën 114 vjecare, pra tre vjet më parë, Okawa zyrtarisht u konsiderua si gruaja më e vjetër në botë nga komiteti i rekordeve Gines. Japonia, një vend që njihet edhe për jetëgjatësinë e banorëve të saj.
(er.cu/BalkanWeb)
