Rastet e infektimeve me COVID-19 vazhdojnë të shënojnë një rritje të ndjeshme në Japoni, veçanërisht në Osaka, ku për të pestën ditë radhazi është tejkaluar shkalla e pozitivitetit të Tokios.

Metropoli i dytë i arkipelagut përditësoi sot rekordin e rasteve me 666 infektime të reja COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në prefekturën me të njëjtin emër në 54 096, që nga fillimi i pandemisë.

“Midis 47 prefekturave të Japonisë, gati 42 kanë raportuar rritje eksponenciale, e krahasuar me javën e kaluar”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e saj.

Edhe një herë, objektet spitalore janë në ankth pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur më 21 mars.

Në Tokio, u regjistruan 442 infeksione ditore, duke bërë që gjendja e gatishmërisë të vendoset në nivelin e tretë në një shkallë maksimale prej 4, së bashku me prefekturën Hyogo, e tejkaluar vetëm nga Osaka dhe prefektura në veri-perëndim e Miyagi-t.

Urgjenca e tanishme shëndetësore e ka detyruar guvernatorin e Osakës, Hirofumi Yoshimura të kërkojë nga organizatorët e Lojrave Olimpike Tokyo 2020 që të devijojnë rrugën e stafetës Olimpike, e planifikuar për në 13 prill në qytet/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb