Qeveria japoneze i dërgoi Rusisë një letër zyrtare proteste për mbylljen e lundrimit detar rreth Ishujve Kuril.

Tokio akuzoi Rusinë për futjen e kufizimeve në lundrimin e anijeve të huaja ushtarake dhe civile rreth ishujve Kuril jugor nga 16 prilli deri më 1 maj, sipas RIA Novosti.

“Një protestë iu drejtua Rusisë përmes kanaleve diplomatike”, citohet të ketë thënë në një konferencë shtypi shefi i kabinetit të Japonisë, Yoshimasa Hayashi.

Si Rusia ashtu edhe Japonia pretendojnë sovranitet mbi zinxhirin e ishujve të njohur në Rusi si Ishujt Kuril dhe në Japoni si Territoret Veriore, duke i penguar palët të nënshkruajnë një traktat që shënon zyrtarisht fundin e Luftës së Dytë Botërore.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb