Kompania japoneze Mitsubishi Heavy po planifikon të transportojë energji diellore nga hapësira në Tokë. Kompania ka demonstruar këtë teknologji duke dërguar 10 kilovatë energji diellore nëpërmjet mikrovalëve nga një njësi transmetuese tek një marrës 500 metra larg.
Kompania do të krijojë një fermë diellore që mund të grumbullojë energji gjatë gjithë kohës duke kapur rrezet e diellit. Duket një ide interesante, por që do të duhet kohë deri sa të bëhet realitet. Kjo sepse sasia e energjisë së grumbulluar në krahasim me sasinë e energjisë së marrë nuk është akoma shumë efikase.
Testimet e mëparshme kanë treguar se merret vetëm një fraksion i vogël nga dërgimi i energjisë, që do të thotë se shumë energji humbet gjatë procesit. Mitsubishi Heavy do që teknologjia e saj të përdoret për të zëvendësuar energjinë nukleare, si dhe për të fuqizuar makinat elektrike.
(d.d/BalkanWeb)
