Japonia ka ngrire sot asetet e 11 subjekteve dhe të një individi të lidhur me furnizimin e armëve nga Koreja e Veriut për Rusinë.

“Qeveria e Japonisë ka dënuar fuqimisht prokurimin e armëve të Rusisë nga Koreja e Veriut, pasi përbën shkelje të rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (RKSOKB) që ndalojnë transferimin dhe prokurimin e të gjitha armëve dhe materialeve të lidhura me dhe nga Koreja e Veriut, dhe mund të çojnë në përkeqësim të mëtejshëm të situatës në Ukrainë”, tha Ministria e Jashtme e Japonisë në një deklaratë.

Nëntë subjekteve ruse dhe një individi do të ngrihen asetet e tyre, së bashku me dy entitete në Bjellorusi, tha ministria.

Japonia ka mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus, duke përfshirë premtimin e 37 milionë dollarëve për një fond të NATO-s për mbrojtjen ajrore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb