Një raketë e lëshuar nga agjencia hapësinore e Japonisë dështoi menjëherë pas lëshimit të martën, raportuan mediat lokale.

”Agjencia Japoneze e Kërkimit të Hapësirës Ajrore (JAXA) i ka dërguar një urdhër vetë-shkatërrimi raketës së re H3 të vendit, pasi zbuloi probleme pas ngritjes nga Qendra Hapësinore Tanegashima në ishullin Tanegashima në jugperëndim të vendit”, njoftoi Agjencia Japoneze e Kërkimit të Hapësirës Ajrore.

Tokio shpreson se ”raketa e re do t’i japë vendit një terren në biznesin gjithnjë e më konkurrues të lëshimit të satelitëve”.

Një nisje e planifikuar më parë u ndërpre më 17 shkurt, pak çaste përpara se të ngrihej për shkak të një mosfunksionimi të pajisjeve elektrike.

Nisja e raketës fillimisht ishte planifikuar për vitin 2021, por u vonua për shkak të problemeve me një motor të sapo zhvilluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: