Britania e Madhe do të kërkojë pranimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë Transpacifike, Partneritetin Progresiv dhe Gjithëpërfshirës Transpacifik (CPPTP), njoftoi Departamenti britanik i Tregtisë Ndërkombëtare.

Ministrja Liz Truss zyrtarisht do t’i kërkojë BM të bashkohet me këtë marrëveshje të tregtisë së lirë, e cila mbledh 11 vende në zonën e Paqësorit, përfshirë Australinë, Kanadanë, Kilin, Japoninë, Meksikën dhe Vietnamin.

”Negociatat midis Londrës dhe partnerëve të CPTP duhet të fillojnë këtë vit”, tha ministrja.

”Një vit pasi Londra u largua nga Bashkimi Europian ne po krijojmë partneritete të reja që do të sjellin përfitime të mëdha ekonomike për britanikët”, komentoi kryeministri britanik, Boris Johnson.

CPTTP filloi funksionimin më 2019 për të hequr pengesat tregtare ndërmjet 11 vendeve anëtare, Australia, Brunei, Kanadaja, Kili, Japonia, Malajzia, Meksika, Zelanda e Re, Peruja, Singapori dhe Vietnami), të cilat përfaqësojnë gati 500 milionë konsumatorë në Azi-Paqësor.

Qëllimi i tij është gjithashtu të kundërshtojë rritjen e ndikimit ekonomik të Kinës.

CPPTP është versioni i ri i Partneritetit Transpacifik (TPP), të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e braktisën me Donald Trump në 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb