Real Madrid do të humbasë shërbimet e Dani Carvajal për disa muaj. Klubi i Los Blancos shkruan se mbrojtësi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e djathtë.

“Kapiteni ynë Dani Carvajal i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale artroskopike në gjurin e djathtë.

Operacioni u krye nga Dr. Manuel Leyes nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të Real Madridit. Carvajal do të fillojë rikuperimin e tij në ditët në vijim”, shkroi Real Madridi në një deklaratë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb