3 gola në kualifikueset e “Euro2024”, për më tepër 3 perla, rikthyen fuqishëm në skenë emrin e Jasir Asanit. I “harruar” në Korenë e Jugut, më saktë, larg futbollit të rëndësishëm, fanella kuqezi erdhi si një bekim për Asanin, jo vetëm iu realizua një ëndërr e madhe, të përfaqësonte Shqipërinë, por tashmë pas paraqitje fantastike me Kombëtaren, sallaksi është gati të rikthehet në futbollin e rëndësishëm.

Asani
Asani

Sulmuesi kuqezi ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve në Evropë, në Spanjë dhe jo vetëm, por në mënyrë surprizë pengesë është kthyer klubi i Gunzhus. Fillimisht, klubi korean e vlerësonte me 1,5 milionë euro kartonin e Asanit, por pas paraqitje shumë të mirë me Shqipërinë kanë rritur kërkesat e tyre. Asani ka edhe një vit kontratë me klubin korean, por nuk pritet të qëndrojë deri në fund, ky sesion është ideali për t’u larguar.

Asani
Asani

Ish lojtari i Partizani dhe agjenti i tij po negocion prej kohësh me klubin e Celta Vigos, ndërsa ka admirues edhe në Francë e Gjermani. Me Evropianin përpara, Asani është në kërkim të një klubi që i garanton minuta pasi kërkon që në “Euro2024” të shkojë në kushte perfekte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb