Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 18-të të Kampionatit të Kategorisë së Parë, bazuar në paraqitjet dhe performancat individuale të futbollistëve gjatë kësaj jave.
Formacioni i përzgjedhur është ndërtuar sipas skemës 1-4-3-1-2.
Në portë është përzgjedhur Skander Tahri i AF Luftëtarit.
Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Ilir Allmuca i Lushnjës, Silas Mensah i Burrelit, Alessandro Kacbufi i Kastriotit dhe Fabjan Beqja i Besës.
Mesfusha përbëhet nga Donald Mëllugja i Burrelit, Suleiman Danladi i Pogradecit dhe Xhafer Hodo i Kastriotit, ndërsa pas dy sulmuesve aktivizohet Hajrulla Tola i Laçit.
Në repartin e sulmit janë përzgjedhur Mikel Canka i Lushnjës dhe Kalonji Nyanguila i AF Luftëtarit.
Si trajneri më i mirë i javës së 18-të është vlerësuar Ramadan Ndreu i Kastriotit, për punën dhe fitoren e arritur në transfertë nga skuadra e tij në këtë javë kampionati.
