Ndeshja e javës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, Flamurtari – Bylis, e planifikuar të shtunën në stadiumin “Flamurtari” në orën 17:00, do të zhvillohet në të njëjtën ditë dhe orë, por në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit.

Ky vendim i Komisionit të Ligave dhe Garave u mor pas dakordësisë së të dy klubeve, pasi stadiumi i Flamurtarit është nën rikonstruksion dhe punimet nuk kanë përfunduar ende.

Gjithashtu, Komisioni i Ligave dhe Garave, në dakordësi me klubet, ka vendosur që ndeshja e fazës së dytë, Bylis – Flamurtari, të luhet në stadiumin “Flamurtari”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: