TIRANE
Tirana do të mikëpresë ceremoninë zyrtare të hapjes së Javës Kulturore Ndërkombëtare.

Kryebashkiaku Erion Veliaj fton qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj feste në 1 Maj, ora 20:00 në Sheshin “Skënderbej”.

“Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin rrugëtimin e tyre të tretë në Shqipëri, plot me surpriza dhe stacione të reja❤️

Qytetet shqiptare janë gati të mikëpresin kulturat e të tjerëve, të cilat vijnë me dëshirën për të përçuar vlerat dhe traditat e tyre e për të nxitur shkëmbimin kulturor dhe frymëzuar inovacionin. Ejani të bëheni pjesë e Hapjes Zyrtare të JKN2024”, shkruan Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb