Kjo javë është vendimtare për ish-kryeministrin Sali Berishën sepse sot ka proces në GJKKO për revokim mase, ndërsa nesër çështja do të jetë në gjykatën e Lartë në dhomë këshillimi.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Dhoma e këshillimit nënkupton shqyrtim të çështjes nga Kolegji pa praninë e palëve. Kujtojmë se prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar GJKKO ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për Berishën, i cili akuzohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: