Javier Sanchez Santos ka ngritur padi në gjykatën e Valencias për të kërkuar që Julio Iglesias të njihet si babai i tij biologjik.
Katër muaj pas prezantimit të padisë, gjykata spanjolle e shpalli të pranueshme kërkesën dhe e ka dërguar në prokurori. Burri kishte prezantuar një test Adn të yllit të muzikës me një pajtueshmëri 99.9% me të tijin. Deri tani këngëtari ka refuzuar ti nënshtrohet analizave gjenetike. Në tetor Javier ishte në Itali, i ftuar në ‘Domenica Live’ ku ka treguar historinë e tij.
Julio ka 8 fëmijë, me mua bëhen nëntë kishte thënë. Unë jam djali i tij. Kam bërë testin e Adn dhe është 99.9% përputhshmëria. Gjithashtu burri ka treguar sesi e ka zbuluar që është djali i një njeriu të famshëm: E mësova kur isha 13 vjeç. Gjyshja ime më tregoi që babai im ishte Julio Iglesias, edhe pse nëna ime ishte e martuar me një tjetër burrë, që unë e konsideroja babain tim.
Isha i ri dhe nuk e kisha idenë e efektit mediatik që mund të kishte ky lajm. Nuk e kam kërkuar kurrë Julion”.
(da.xha/BalkanWeb)
