Një debat me tone të ashpra është zhvilluar në emisionin “Zonë e Lirë” mes analistit Julian Zylo dhe Arjan Çurit. Debati mes tyre degjeneroi në fyerje personale, ku Çuri e akuzoi Zylon si impotent duke shkuar se gruaja e tij kërkon ndihmë për impotencën e tij seksuale tek shokët e analistit.

Arjan Çuri: Ti je nga ata që me një zarf bën të gjithë propagandën e Ramës. Ty nëse të intereson aq shumë jeta ime seksuale unë jam i nderuar.

Julian Zylo: Mua nuk më intereson fare as ti.

Arjan Çuri: Më ke parë Instagramin. Veglat dhe allatet e mia të interesojnë ty.

Julian Zylo: More fare, as ti s’më intereson.

Ajran Çuri: Krevati im të intereson?

Julian Zylo: As ti s’më intereson, je aq i pa rëndësishëm.

Arjan Çuri: A po merresh me orientimet e mia dhe unë po të them

Julian Zylo: Fatkeqësia jote është që ke besuar ato që të thotë Çani. Ke lexuar dy filozofë, Çani të thotë ty filozof dhe ti s’e kundërshton. Çani të ka ndryshuar mbiemrin dhe ti nuk e korrigjon. Pyete Çanin, një herë i shtoi një j mbiemrit tim dhe unë i them e kam Zyla. Ai ta ka bërë nga Çuri, ta ka bërë Curri dhe ti nuk e korrigjon asnjëherë. E ke mbiemrin me ç o vlla. Thuaja tani si e ke mbiemrin, thuaja.

Arjan Çuri: Nuk kam mbiemër fare unë.

Julian Zylo: Gënjeshtra pa lidhje unë të mirëkuptoj dhe shyqyr që nuk gënjeve ndonjë gjë për familjen time.

Ajran Çuri: Unë do të kisha turp që gruaja ime të kapte shokët e mi dhe ti kërkonte ndihma për impotencën tënde seksuale. Do e kisha për turp.

Julian Zylo: O Çuri.

Arjan Çuri: Më mirë homoseksual i nderuar se sa heteroseksual si puna jote.

Julian Zyro: Po e pranon?

Arjan Çuri: Po të isha po. Më mirë një homoseksual i nderuar se sa një impotent, gruaja e së cilit kap shoqërinë e vet të ngushtë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb