Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur kritikave të ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend, lidhur me çështjen e nënës lehonë në Shkodër e cila ishte arrestuar nga policia.

Gjatë fjalës së saj Spiropali tha se nuk ka munguar reagimi nga ana e tyre, ndërsa shtoi se drejtësia e sotme nuk ka lidhje me drejtësisë që ishte në kohën e ish-kryeministrit Berisha.

“Berisha është lodhur aq shuma nga faqja e tij e zezë dhe tani i hedh sytë në “Facebook “ nga faqet tona të bardha. Por duhet t’i kishte parë mirë sepse ne kemi reaguar me të gjithë forcën që na jepet.  A është sistemi i drejtësisë perfekt? Jo këtë nuk mund themi, por jemi duke i mbajtur duart larg. Bodigardët e krimit dhe pandëshkuesmërisë ishin prokurorët dhe gjykatësit tuaj. Dhe sa i përket ligjit për rolin e Kuvendit për procesin e integrimit, ju kujtoj se përfaqësuesi i BE sot është në Tiranë. Por ju sa më shumë përçahemi aq më shumë nder na bëtë dhe ju uroj që në 14 maj të jeni të bashkuar”, tha Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb