Historia që do të trajtohet ditën e sotme ka të bëjë me një ngjarje të pazakontë, e cila lidhet me gjetjen e një foshnje në koshin e mbeturinave, i cili më vonë u birësua nga prindër francezë. Ishte vetëm disa orë i lindur kur u la aty. Një foshnjë, e mbështjellë me ngut, e braktisur në një kosh mbeturinash, në një rrugë të Ferizajt. Askush nuk e di çfarë mendoi nëna në ato çaste, nëse qau, nëse u kthye të shihte pas, apo nëse frika dhe dëshpërimi ishin më të forta se instinkti i nënës.
Sot, Zbardhimi jeton në Francë, i birësuar nga një familje franceze që i dha emër, shtëpi dhe dashuri. U rrit me një gjuhë tjetër, me një kulturë tjetër, por me një plagë që nuk u mbyll kurrë plotësisht. Edhe pse sot është një burrë i pjekur, edhe pse nuk flet shqip, kujtimet e tij më të hershme nuk kanë fjalë, kanë ndjesi, ndërsa ende e vret pyetja pse e u braktis.
Ai nuk kërkon fajtorë, nuk kërkon hakmarrje, kërkon rrënjët. Kërkon të dijë nëse nëna e tij është ende gjallë, nëse ndonjëherë mendoi për të. Nëse kishte ndonjë arsye që e shtyu ta linte në rrugë, në një qytet që sot ai e njeh vetëm nga një emër: Ferizaj.
Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, ai treguar mometnin kur ka marrë vesh të vërtetën
“Të vërtetën e mësova kur isha 5 vjecc, që isha adoptuar ndërkohë që isha 3 muajsh. Të vërtetën ma thanë prindërit francezë. Isha duke parë një film vizatimor ku ishin tre rosa, dy të verdha dhe njerëzve. Ata më thanë që rosa e zezë isha unë sepse nuk kisha lindur në atë familje. Në atë kohë nuk thash asgjë, por kur u rrita nisa të pyesja për familjen time biologjike dhe të kërkoja nënën time.
Nëna më lindi dhe më la buzë rrugës pranë koshit të mbeturinave, ku më gjeti policia e Kosovës, më çuan në spitalin e Prishtinës.
Më pas ka qenë një grua serbe që quhej Nadja dhe merrej me trafikimin e qenieve njerëzore, që më ka sjellë në Francë ku edhe jam adoptuar. Ajo më ka shitur për 60 mijë franga.
Në momentin që jam gjetur në Ferizaj, prindërit adoptues më kanë thënë se policia ka bëë të gjitha kërkimet dhe hetimet për të gjetur nënën e tij, por se nuk kanë arritur të zbulojnë gjë. Më pas ai është dërguar në jetimoren e Prishtinës, por një serbe me emrin Nadia më trafikoi në Francë.
Nuk kam asnjë foto e asnjë emër në lidhje me të shkuarën time në Ferizaj”, tha ai.
