E tensionuar është mbledhja e KLP ku po diskutohet mbledhja ku do të vendoset në lidhje me fatin e Alfred Ballës, i cili është përjashtuar nga KPA për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Anëtarja Nurihan Seiti pati një debat me Sokol Stojanin në lidhje me kërkesën e Ballës për përjashtimin nga procesi i votimit të zv.kryetarit Tartar Bazaj, duke thënë se është në konflikt interesi.

Pjesë nga diskutimi:
Nurihan Seiti: Hidhni votim kërkesën për përjashtim, jemi në konflikt të pastër interesi me Ballën.
Sokol Stojani: Mos më ndërprit zonjë! Të kërkova, je zëdhënëse apo është kërkesë e kryetarit. Nëse është kërkesa juaj, e marrim në shqyrtim, nëse është e kryetari nuk legjitimohet. Sepse ashtu sikurse dhe ai vetë fokuson, pra qasja e tij sot është në konflikt interesi.
Nurihan Seiti: Duhet ta dini të gjithë kush është Alfred Balla. Ka përgjegjshmëri dhe ka profesionalizimin e tij.
Sokol Stojani: Ne këtu jemi për të marrë vendime dhe vendimi i KPA nuk vihet në diskutim. Kemi kufijtë tanë të parashikuara me ligj. Vazhdimi i këtij mandati duhet të ndërpritet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: