Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez kanë festuar fejesën e tyre duke bërë një turne në Evropë në mega-jahtin e themeluesit të Amazon, prej 500 milionë eurosh.

Por të premten, çifti shijoi qetësinë e të qenit përsëri në tokë, kur morën rrugën për në restorantin Giorgio Baldi në lagjen Santa Monica të Los Angelesit.

Bezos, 59 vjeç, tregoi aftësitë e tij xhentëlmenësh duke ndihmuar Lauren, 53-vjeçare, të zbriste nga makina e tyre, pranë hyrjes së restorantit italian.

Duke e mbajtur për dore, biznesmeni miliarder më pas e përcolli mbi trotuar, për të shkuar në restorantin e stilit të lartë.

Bezos thuhet se i propozoi Sanchezit të martohej me të, ndërsa ishte në bordin e super-jahtit të tij të ri, Koru, në maj, sipas Town & Country.

Ish-prezantuesja e “Good Day LA” tregoi gjithashtu sensin e saj të modës me taka me majë të hapura, teksa mbante një çantë elegante “clutch”.

Vetëm në javët e fundit, Bezos kishte jetuar në jahtin e tyre, përgjatë bregut të Amalfit të Italisë, i cili njëherësh ishte mikpritës i një sërë yjesh dhe elitash të tjera të pasura nga e gjithë bota.

Disa nga të ftuarit përfshinin: Bill Gates, Wendi Murdoch, Leonardo DiCaprio, Kris Jenner dhe shumë njerëz të tjerë të profilit të lartë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: