Sipas organizatës joqeveritare ‘Vëzhguesit jemenas të minave’, që nga viti 2015 janë vrarë mbi 900 persona nga minat e vendosura nga rebelët Houthi të mbështetur nga Irani.

Organizata joqeveritare lokale njoftoi se gjithsej 942 civilë, përfshirë 223 fëmijë dhe 217 gra, humbën jetën gjatë gjashtë viteve të fundit për shkak të minave të vendosura nga rebelët Houthi në provincën Taiz.

Si pasojë e minave po ashtu janë plagosur 2.321 civilë, përfshirë 406 fëmijë dhe 365 gra.

Ekipet vazhdojnë me përpjekjet për të pastruar rajonet e çliruara nga forcat qeveritare nga minat.

Grupet e të drejtave të njeriut vlerësojnë se ka mbi 8 mijë viktima të minave në Jemen, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë.

Qeveria e Jemenit pretendon se rebelët Houthi kanë vendosur afër 1 milion mina në zona nën kontrollin e tyre.

Jemeni është shkatërruar nga dhuna dhe paqëndrueshmëria që nga viti 2014, kur rebelët e lidhur me Iranin pushtuar pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.

Një koalicion i udhëhequr nga sauditët, që synon rikthimin në funksion të qeverisë së Jemenit, ka tensionuar situatën duke shkaktuar një nga krizat më të këqija humanitare në botë, me rreth 80 për qind apo rreth 30 milionë njerëz të saj që kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje humanitare.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb