Ushtria jemenase ka bërë të ditur se në përleshjet me rebelët Houthi u vranë katër oficerë të lartë.

Në njoftimin në faqen e internetit “SeptemberNet”, e lidhur me ushtrinë jemenase thuhet se, “Në luftën ku ata hynë gjatë përmbushjes së detyrave të tyre patriotike duke mbrojtur stabilitetin dhe republikën kundër Houthi-ve të lidhur me Iranin u vranë katër oficerë”.

Gjithashtu thuhet se oficerët e vdekur ishin gjeneral brigade Musad al-Sayyadi, gjeneral brigade Abdurrakib al-Nakkash, koloneli Ibrahim Ali Naji al-Hajeri dhe nënkoloneli Tevfik Ali Shidiva.

Nuk jepet asnjë informacion se ku mbetën të vrarë oficerët, por nga ana tjetër po ndodhin përplasje të forta në provincën Marib midis trupave qeveritare dhe rebelëve Houthi.

Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen që nga shtatori i vitit 2014 kanë nën kontroll kryeqytetit Sana dhe disa rajone. Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite që nga marsi 2015 kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër Houthive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb