Kryeministri Edi Rama deklaroi në Samitin Strategjik të Bledit se Shqipëria mbetet besnike e palëkundur ndaj Bashkimit Europian.
Ai e krahasoi Europën me një pacient me 27 mjekë, duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe ‘specializim’ mes vendeve anëtare.
Rama u bëri thirrje liderëve europianë që të jenë më të bashkuar dhe të mendojnë me shpirtin e sipërmarrësit për të ardhmen e përbashkët. Sipas tij, çdo pjesë që largohet nga BE-ja rrezikon të bjerë nën ndikimin e një fuqie tjetër.
Edi Rama në Samitin Strategjik të Bledit në Slloveni: Politika jonë e jashtme është në përputhje me politikën e jashtme të BE-së. Jemi besnikë të verbër të BE-së. Europa është si pacient me 27 mjekë. Dua t’ju them atyre që janë brenda BE-së që të përpiqen që të jenë më të lumtur. Bashkimi në Europë duhet të jetë më i fortë. Mjekët duhet të specializohen paksa, njëri duhet të jetë mjek zemre, tjetri për mushkërinë etj që të kujdesen për organizmin e pacientit.
Europa duhet të jetë e gjitha bashkë, të mendojmë me shpirtin e sipërmarrësit. Duhet të shikojmë sesi do të jetë e ardhmja e BE-së. Bashkimi ka rëndësi, sepse çdo pjesë që shkëputet, do apo nuk do, bëhet pjesë e një sateliti tjetër.
