Polonia do të synojë që të shkojë në Botëror, por fillimisht duhet të kalojë fazën Play Off. Legjenda polake, Zbigniew Boniek tregoi këndvështrimin e tij, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“As nuk e imagjinoj që Italia të mos fitojë me Irlandën e Veriut në shtëpi. Problemi është ndeshja teke jashtë fushës kundër Uellsit apo Bosnjës, mund të jetë e rrezikshme. I uroj Gatuzos dhe të gjithë ekipit që të arrijë të shkojë në Botëror, pasi kam nipa që luajnë futboll, janë tifozë me Italinë dhe duan ta shohin në Botëror.
Më pas ai u ndal te Polonia, e cila është në minigrupin ku gjendet edhe Shqipëria, me të cilën do të ndeshet në takimin e gjysmëfinales në Varshavë. “Të mos shkosh në Botëror është një dëm sidomos për fëmijët, të cilët duan të ëndërrojnë. Sa i përket Polonisë, kemi dy ndeshje të ekuilibruara dhe të vështira. Në fillim me Shqipërinë në shtëpi e më pas eventualisht me njërën mes Suedisë dhe Ukrainës në transfertë. Në teori, jemi favoritë, si Italia”, tha ai.
