Shqipëri-Serbi është përballja e kësaj të shtune në “Arenën Kombëtare”, në sfidën që shkon për llogari të kualifikueseve të Botërorit. I ftuar në News 24, ish-trajneri i kombëtares, Neptun Bajko bëri analizën e tij.
“Padyshim që jemi gati. Përgatitjet e deritanishme tregojnë që ekipi gëzon një formë të mirë. Duke ndjerë edhe peshën e madhe që kjo ndeshje, besoj se sfida e sotme do t’i pasqyrojë. Me gjithë tentativat e shumta, nuk e parashikoj dot si mund të shkojë kjo ndeshje.
Është dilemë e madhe. Të gjithë mendojnë per fitoren, por si mund të shkojmë atje, e di trajneri. Jemi gati në të gjitha aspektet.
Nuk kemi pse të jemi të nënvlerësuar. Në të gjitha të dhënat, janë të rangut europian. Në të gjitha pikëpamjet, them se ndeshja fillon e barabartë” – tha Bajko.
(J.S/BalkanWeb)
