Në prag të super-derbit të së dielës, Rafa Leao ndez entuziazmin te tifozët kuqezinj. Në një intervistë për Morning Footy të CBS, ylli portugez u shpreh se Milani është gati për sfidën kundër Interit, një mundësi e artë për të synuar kreun e renditjes. “Atmosfera e derbit ndihet që tani”, tha ai.

Leao ndalet edhe te sezoni aktual, duke theksuar ndryshimet e mëdha te skuadra: ardhja e trajnerit Allegri, rikthimi i Ibrës në klub si mbështetje, si dhe afrimet e rëndësishme si Luka Modriç. Sipas tij, kombinimi i të rinjve me lojtarë me përvojë është çelësi i rritjes së Milanit.

Sulmuesi flet me shumë vlerësim për Allegrin, i cili e inkurajon të luajë i lirë, por gjithmonë i fokusuar: “Ai është si një baba që të shtyn të përmirësohesh çdo ditë”, shpjegon Leao.

Duke komentuar rolin e tij taktik, Leao pranon se futbolli modern kërkon më shumë gola sesa driblime, dhe se Allegri e ka afruar më shumë drejt zonës së rrezikut për t’u bërë vendimtar.

Nuk mungoi as vlerësimi për Christian Pulisic, të cilin Leao e përshkruan si më inteligjent dhe më të pjekur taktikisht, veçanërisht në rolin e “numrit 10”.

Me një buzëqeshje, ai rrëfen edhe ritualin e tij të inkuadrimit te Milani, kur në moshën 19-vjeçare u detyrua të këndonte para skuadrës.

Në fund, Leao preket kur flet për fëmijët e tij: “Më japin forcë dhe më mësojnë të shijoj çdo moment.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: