Finlanda ka deklaruar se është e përgatitur t’i ofrojë mbështetje Ukrainës në luftën e saj me Rusinë, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministrja e vendit, Sanna Marin.

“Mendoj se i vetmi mesazh që duhet të dërgojmë është se do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Një vit, dy vjet, pesë vjet, 10 vjet, 15 vjet”, tha ajo.

Qeveria e Marin shpenzoi rreth 300 milion euro për mbështetjen për Ukrainën vitin e kaluar, rreth 190 milion € prej tyre për blerjen e pajisjeve mbrojtëse.

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto javën e kaluar tha se Helsinki mund t’i dhurojë Ukrainës një numër të vogël tankesh Leopard 2 të prodhimit gjerman, nëse një grup më i gjerë i kombeve evropiane vendos ta bëjë këtë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb