Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës që do të mbahet nesër para Kuvendi i Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm në përballjen me qeverinë.

Në deklaratën e tij, Berisha tha se opozita është “leva e Arkimedit” për largimin nga pushteti të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, protesta e nesërme do të shënojë një etapë vendimtare në përpjekjen për të përmbysur atë që ai e quajti një regjim armiqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Sytë e miqve tanë, e miqve të Shqipërisë, janë të drejtuar tek opozita shqiptare, sepse natyrisht ata kanë qëndruar dhe qëndrojnë për shtetin ligjor në Shqipëri. Ne jemi shumë mirënjohës.
Ata janë gjetur para të dhënave, fakteve, dokumenteve që asnjë prej tyre nuk i imagjinonte në rastin e dosjes së Ergys Agasit. Asnjë nuk i imagjinote dhe kanë përcaktuar qëndrimet e tyre.
Qeveria e SHBA në mënyrë të përsëritur ka folur për kartelet e drogës dhe lidhjet në nivelet më të larta të pushtetit. Por problemi është se, leva e Arkimedit për largimin e Edi Ramës jemi vetëm ne, janë qytetarët shqiptarë është opozita shqiptare.
Kështu që nesër shënon një etapë të re vendimtare, në betejën tonë për përmbysjen e këtij regjimi, armiqësor në të gjithë qenien e tij ndaj Shqipërisë, shqiptarëve, kombit, të sotmes dhe të ardhmes së tyre.
Me besim të madh tek qytetarët shqiptarë se do ti dalin zot ëndërrës së tyre më të bukur, interesit të tyre kombëtar, interesit të tyre personal, familjar, të fëmijëve të tyre, opozita do të udhëheqë kryengritjen paqësore gjer në rrëzimin përfundimtar të këtij regjimi antishqiptar, armiqësor të shqiptarëve.
Ndaj dhe duke denoncuar me forcën më të madhe këtë zhvillim tmerrësisht negativa dhe me pasoja për vendin, le ti zotohemi Edi Ramës se, ai nuk do të gëzojë kurrë këtë që mendon, dhe se në rast se mendon ti shpëtojë një prokurori, nuk do ti shpëtojë kurrë lëkurën e tij nga populli shqiptar, nga qytetarët shqiptarë.
Faleminderit! .” u shpreh Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb