Kryeministri Edi Rama është sot në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm. Rama ka deklaruar se Shqipëria është me fat sepse ka energji që nuk varet nga hidrokarburet.

Sipas tij vitet e fundit vendi ynë ka investuar shumë në prodhimin e energjisë nëpërmjet erës duke pasur 100 për qind energji të gjelbër, çka krijon një pavarësi nga nevoja për të blerë energji nga jashtëm, në mungesë të reshjeve të shiut.

“Kemi burimet hidrike dhe jemi 100% me energji të ripërtëritshme. Jemi tek niveli më i lartë i renditjes. Burime ujore do të thotë që ne varemi nga humori i Allahut. Kështu na duhet ti drejtohemi importit dhe kjo bëhet e vështirë. Në këtë dekadë të fundit kemi bërë të mundur që të investojmë në energjinë diellore dhe atë të erë. Pra të mos kemi më nevojë t’i drejtohemi importit dhe të jemi sovranë. Plani po ecën mirë dhe besoj se në fund të 2028 do jemi sovranë dhe nuk do blejmë energji nga jashtë. Po ashtu kemi një bashkëpunim strategjik dhe kjo ka ndodhur falë, udhëheqësit tuaj të madh që ka vizionin që shkon përtej kufijve. Ai mendon t’i shërbejë njerëzimit dhe të prekë jenë e qindra miliona njerëzve jashtë vendit tuaj”, ka thënë Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: