Pyetjes nëse gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian nëse u diskutua në lidhje me mbylljen e negociatave me BE, Kryeministri Edi Rama tha se nuk ishte temë, por gjithsesi, ai dha një përgjigje që ambicia e Shqipërisë është të kryejë këtë process brenda vitit 2027.

Ky format (Samiti i Komunitetit Politik Europian) nuk ka të bëjë me zgjerimin e BE apo procesin e anëtarësimit, por ju dëgjuat dje presidentin e Këshillit Europian që tregoi gjerë e gjatë se ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë, e çfarë është gati të bëjë BE. Ne duhet të bëjmë atë që na takon dhe pastaj mund t’u kërkojmë atyre të bëjnë çfarë u takon të bëjnë.

Siç e tha Mette është e bazuar në meritë dhe mbështetet në të gjithë procesin që është i mirëpërcaktuar me grupkapituj e kapituj të cilët ndjekin njëri-tjetrin. Ajo që është e rëndësishme për ne është se kemi një sfidë në tryezë, një agjendë mjaft ambicioze për të mbyllur negocitat brenda 2027. Mendoj se mund ta bëjmë. KE është krah nesh, shtetet anëtare janë për të na vëzhguar dhe për t’u siguruar që gjithçka mbështetet në rezultate. Por ky moment në kohë është fantastik për bashkimin dhe na duhet të përfitojmë që të shkojmë më tej.

Jam shumë i lumtur që ka një ndjesi të përgjithshme që Shqipëria po ecën mirë, por me këta duhet të arrish rezultate shumë të mira çdo ditë dhe jo të arrish rezultate e të rrish pastaj duarkryq. Jemi të përkushtuar ta bëjmë një gjë  të tillë. Falenderoj kryeministren e Danimarkës që gjeti kohë t’ju përgjigjej pyetjeve…” – mbylli fjalën e tij Rama.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb