Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Kievi mbetet në kontakt të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe është i gatshëm të vazhdojë punën drejt arritjes së një marrëveshjeje paqeje.

Në një postim në Telegram, të cituar nga RBC-Ukrainë, Zelensky theksoi se Ukraina bashkëpunon plotësisht me Uashingtonin dhe se beson në vullnetin e SHBA-së për të arritur një zgjidhje përfundimtare.

“Ne mbetemi në kontakt të vazhdueshëm me Amerikën dhe mezi presim të vazhdojmë punën. Mendojmë se SHBA dëshiron të arrijë një marrëveshje përfundimtare dhe ne bashkëpunojmë plotësisht,” u shpreh ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb