Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se vëzhguesit ndërkombëtar më 11 maj kanë marrë presione direk nga kryeministri Edi Rama.
“Nëse ti shkon arreson lidershipin e opozitës në vit elektoral kjo tregon që do marrësh me të gjitha mënyra mandatin. Ndaj të gjitha partitë politike të botës dhe Evropës i dënuan zgjedhjet pa u zhvilluar, i quajtën farsë pa u zhvilluar.
U zhvilluan zgjedhjet, qëndruan vëzhguesit ndërkombëtarë, kanë pasur presione të jashtëzakonshme direkt nga Edi Rama, por ata u qëndruan besnikë të vërtetës që qëndruan.”, tha Berisha
