Konfrontimi midis Izraelit dhe Hezbollahut po përshkallëzohet dhe kriza humanitare në Liban po përkeqësohet.

SkyNews raporton se duke udhëtuar me makinë nëpër kryeqytetin, Bejrut, sheh njerëz që kërkojnë strehim në anët e rrugëve në pothuajse çdo cep. Nuk ka mjaftueshëm shkolla për të akomoduar qindra mijëra njerëz që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pasi Izraeli urdhëroi dje një evakuim të detyruar të periferive jugore të Bejrutit.

“Ne nuk jemi kafshë, ne jemi njerëz, fëmijët tanë po ftohen”, thonë qytetarët e zhvendosur, duke kërkuar ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb