“Vendet perëndimore kanë bërë të pamundurën për të përgatitur Ukrainën për kundërsulmin e saj, ndaj Uashingtoni është optimist”, u shpreh presidenti amerikan Joe Biden në një konferencë për shtyp me kryeministrin britanik Rishi Sunak.

“Ne kemi bërë gjithçka që mundemi kolektivisht dhe mbështetja do të vazhdojë”, tha presidenti amerikan i pyetur nëse ndihma ushtarake për Kievin do të vazhdonte me nisjen e kundërofensivës nga Ukraina.

Biden shtoi se në situatën në zhvillim “ata janë shumë optimistë nga bisedimet e kryera me palën ukrainase”. Presidenti amerikan theksoi se SHBA dhe aleatët e saj synojnë t’i ofrojnë ndihmë Kievit për të garantuar “siguri afatgjatë” në botë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb