Zgjidhet problemi i kamionistëve të bllokuar në Qafë Thanë. Burime pranë pikës së kalimit kufitar kanë thënë se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka marrë kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut të cilat do të lejojnë kthimin mbrapsht në Qafë Thanë të kamionëve.

Gjithashtu do të pajisen edhe me një dokument që të mundësohet kalimi në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, nga ku më pas marrin rrugën e Arbrit për në destinacion.

Prej 4 ditësh dhjetëra kamionistë ishin bllokuar në Qafë Thanë por edhe pranë Hotolishtit si pasojë e shembjes së rrugës në Dragostunjë. Një ditë më parë ata lëshuan edhe një  apel ndaj shtetit shqiptar që to ndihmonte pasi ndodheshin në situatë të vështirë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb