Kryeministri Edi Rama nga Brukseli, në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të BE-së, pohoi se ky vit ishte i jashtëzakonshëm për rrugëtimin e Shqipërisë në çështjen e integrimit.
“Ky proces na ka ndihmuar në mënyra që në të kundërt do të ishin të pamundura. Mund të tingëllojë patetetike, apo quheni si të doni, por është njësoj si ë shkosh në shkollë. Aty të thonë se; duhet të përmirësohesh, apo duhet të vish prapë se provimin se e bërë mjaftueshëm. Por me këmbëngulje fiton. Ajo që fiton Shqipëria në këtë proces, është diçka më e madhe. Viti fundit ka qenë i jashtë zakonshëm. Të jesh skeptik, nuk është gjë e keqe, por nuk duhet të na ndalë që të punojmë për të bërë gjithçka. Kemi një shumicës në kohërat komuniste, si në kohën e perandorisë osmane. Kjo shumicë është ndryshe, jo në shifra por në thelb të saj. Ishim kokë e komb pas osmanëve, pas jugosllavëve, por Maria e kuptoi se nuk i shpëton dot Shqipërisë. Nëse duan të na heqin qafe, duan të na marrin me vete.”, tha ai.
