Kryeministri Edi Rama deklaroi se PD dëmtoi veten kur vendosi që të djegë mandatet, duke u larguar nga parlamenti.

Teksa u pyet nga gazetarët për krizën politike në vend si dhe për faktin nëse do të kishte sërish një thirrje për opozitën dhe liderin e saj, Lulzim Basha, Rama pohoi se qeveria do ishte e gatshme që të dëgjonte çdo sugjerim.

Mes të tjerash ai ripërsëritit edhe njëherë thirrjen për dialog, ndërsa shtoi se; “Tani unë mendoj që vendi nuk ka vakum. Nuk ka vakum për arsye sepse Kuvendi funksionon, procesi legjislativ ecën. Reformat po i çojmë përpara. Me prioritetet tona do i japim shtysë të re kësaj faze të dytë të mandatit. Kjo do të ketë shtysë në aspektin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për të përfunduar një proces të çështjes së pronave. Në janar njerëzit nuk do të duhet të shkojnë nëpër sportele. Brenda 2020 të gjitha shërbimet do të jenë në fazën e shërbimeve online. Do ishte mirë që PD të ishte në parlament. Por ka marrë vendimin e vet të ikë. Është vendim që tregon se ka dëmtuar rëndë vet PD-së dhe padyshim se ka bërë më të mirë jetën politike të vendit. Por nuk është se e ka cënuar në pikën e mosfunksionimit. Mund të funksionin gjërat më mirë, por gjithmonë nuk ka diskutim që ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë. Të dëgjojmë, të mbajmë shënim. Të reflektojmë kur shohim që ka ide. Ne jemi të votuar dhe të dënuar që të udhëheqim. Nuk jemi këtu që të presim që dikush të zgjohet nga gjumi dhe të shtriqet. Të gjitha idetë respektive të çdo force politike janë legjitime. Por duhet të implementohen rekomandime e OSBE/OHDIR. Kemi qenë të hapu që të dëgjojmë versionet e çdo pale për mënyrën se si dëgjojmë. Por në zgjedhjet e ardhshme kemi komisionin larg politikës. Votat si proces do t’u besohen njerëzve që nuk kanë asnjë lloj detyrimi dhe zelli të posaçëm në raport me njerëzit që shkelin ligjin.”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: