Një humbje e tillë përballë Romës nuk i lë një shije të mirë trajnerit Pioli: “Kishim disa vështirësi gjatë pjesës së parë. Pësuam një gol nga goditja e këndit, aty ku ata u treguan më të zotë. Në pjesën e dytë ekipi më pëlqeu, por nuk e kishim atë qartësi dhe cilësi. Mendoj se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, por tani është ndeshja e kthimit, jam i sigurt se ekipi im mund të bëjë më mirë. Sigurisht, të përmbysim rezultatin nuk do të jetë e lehtë. Këtë mund ta bëjnë vetëm ekipet e forta, por nëse ka një skuadër që mund të bëjë këtë, ky është ekipi im, jam i sigurt për këtë”, u shpreh Pioli duke bërë në fund edhe në koment për paraqitjen e Leao-s:

Pioli
Pioli

“Nuk më shqetëson. Tani pres nga Leao dhe i gjithë ekipi që të tregojnë krenari dhe dëshirë, të tregojnë që janë një skuadër e madhe”, theksoi ndër të tjera Pioli.

Daniele
Daniele

“Nga kjo ndeshje më pëlqeu pak nga të gjitha, më pëlqeu guximi për të mbajtur topin, forca për t’u mbrojtur. Në këtë sfidë pash edhe Lukakun në ditën e tij më të mirë që kur unë kam ardhur këtu. Bëri spondën, na lejoi të dilnim përpara, bëri pikërisht atë që pres prej tij.

Ndeshja e kthimit? Milan sigurisht mendonte të fitonte në shtëpi për të administruar më pas ndeshjen e kthimit. Sjellja e tyre pritet të jetë e njëjtë, por nëse në luajmë në stadiumin tonë si 10 minutat e fundit në San Siro do të na shpartallojnë”, u shpreh Daniele de Rossi në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb