Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se planifikon të zhvillojë sot një bisedë me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Netanyahu tha se pret të marrë më shumë informacion mbi vizitën e Trump në Kinë, ndërsa la të kuptohet se në qendër të diskutimeve do të jetë edhe situata me Iran.

“I mbajmë sytë hapur në lidhje me Iranin. Sigurisht që do të dëgjoj përshtypje nga udhëtimi i tij në Kinë, ndoshta flasim edhe për tema të tjera. Sigurisht që ka shumë mundësi dhe ne jemi të përgatitur për çdo skenar”, është shprehur Netanyahu.

Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe mes zhvillimeve diplomatike intensive mes fuqive kryesore botërore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb