I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff ka folur më shumë rreth përpjekjeve të Uashingtonit për të arritur një marrëveshje paqeje në luftën e Iranit.

“Mendoj se presidenti dëshiron një marrëveshje paqeje, por ai gjithashtu beson në – dhe unë besoj në të gjithashtu – paqen përmes forcës”, tha ai.

“Pa presion, nuk e ul kurrë askënd në tavolinë”, u shpreh ai.

SHBA-të janë të përgatitura ta zgjidhin konfliktin me një zgjidhje diplomatike, por kjo zgjidhje duhet të përfshijë që Irani të mos ketë “pasurim të uraniumit”, tha Witkoff, duke iu referuar uraniumit të nevojshëm për një armë të mundshme bërthamore.

Ai shtoi: “Nuk mund të lejojmë një ardhje të dytë të Koresë së Veriut në Lindjen e Mesme. Është totalisht destabilizuese për atë rajon dhe për botën.”

Kujtojmë se Koreja e Veriut testoi me sukses një armë bërthamore në vitin 2006 dhe teston rregullisht një gamë të gjerë raketash.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb