Nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm, zyrtarë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës janë duke kryer bastisje në shtëpinë e ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit.

Familjarët e Krasniqit kanë deklaruar se janë terrorizuar kur në orët e para të mëngjesit zyrtarët e policisë dhe EULEX-it kanë zbarkuar në shtëpinë e tyre në Velani.

Djali i vëllait të Krasniqit, Arian Krasniqi, ka thënë për kanal10 se Jakup Krasniqi është ndarë në një dhomë të vecantë dhe po merret në pyetje që nga mëngjesi.

“Janë të terrorizuar, në ora gjashtë kur kanë hyrë forcat, është i ndarë në një pjesë tjetër të shtëpisë Baca Jakup, aty po vazhdon intervistimi nuk e dimë çka, bastisja prej orës 06:00. Momentalisht është prindi im dhe një mixhë tjetër në Negroc, sapo të përfundon këtu bastisja vazhdojmë atje. Nuk e dimë sa do të zgjasë këtu bastisja”, ka thënë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb