Në një prezantim ekskluziv të zhvillimeve imobiliare nga “Binghatti Developers”, zv/presidenti i kësaj kompanie, Alex Hardy, vlerësoi ecurinë 20-vjeçare të kompanisë e cila ka nisur bashkëpunimin me “Erjon Construction” në Shqipëri.

Zv/presidenti i “Binghatti Developers” Alex Hardy tha se Binghatti Developers u themelua në vitin 2008 dhe sot renditet e treta ndër zhvilluesit më të mëdhenj në Emiratet e Bashkuara Arabe.

zgjerohet drejt tregjeve të reja me projekte si apartamentet moderne me çmime të përballueshme, vilat luksoze në zonat më të kërkuara të Dubait.

“Binghatti është i njohur për dizajnin arkitekturor të guximshëm, fasadat ikonike dhe fokusin në qëndrueshmëri e inovacion.

Por kompania nuk sjell vetëm prona – ajo ofron një stil jetese të plotë, duke kombinuar luksin, funksionalitetin dhe eksperiencën unike të banimit”, tha Hardy duke shtuar se Kompania ka realizuar mbi 80 projekte, përfshirë rezidenca, komplekse komerciale dhe projekte unike si rezidencat Bugatti dhe kulla e parë Mercedes Benz.

Portofoli i zhvillimeve arrin vlerën e 80 miliardë dollarëve, me shitje rekord, përfshirë një penthouse në Dubai me vlerë 150 milionë dollarë”, tha zv/presidenti Binghatti Developers” Alex Hardy.

Hardy theksoi se suksesi i Binghatti vjen nga kontrolli i plotë mbi të gjitha aspektet e projektit, nga arkitektura dhe dizajni, tek materialet dhe fuqia punëtore.

“ Çdo projekt garanton përfundimin brenda 2 viteve, një standard unik në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Projektet e Binghatti ofrojnë mundësi të larta për investitorët që duan të përfitojnë nga rritja e kapitalit dhe qiratë. Portofoli i kompanisë lejon monetizimin e ndërtesave, hapësirave komerciale dhe parkingjeve, duke ofruar një mundësi tërheqëse për investime afatgjata në Dubai”, u shpreh zv/presidenti i“Binghatti Developers”, Alex Hardy.

Zv/presidenti “Binghatti Developers” Alex Hardy: Po sjellim një prezantim të Binghatti Developers, një nga zhvilluesit më të njohur në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pak histori, është themeluar në 2008 kemi bërë një rrugë të gjatë rreth 20 vjet, sot jemi zhvilluesi i tretë në Emiratet e Bashkuara Arabe, me mbi 80 projekte, rezidenca, projekte komerciale. Dhe kemi 80 mld si zhvillim dhe portofol.

Gjatë viteve të fundit kemi nisur projekte që kanë përfshirë rezidencat e para nga Buggati, pra prodhuesi i automjeteve dhe kemi nisur dhe kullën e parë të Mercedes Benz, kemi nisur projekte për vende  të Mercedez të Binghatti.

Gjatë viteve të fundit kemi arritur shitje me vlerat më të larta në Dubai, 150 mln dollar pëe një pent house në Dubai dhe ishim zhvilluesi i parë në emirate për shitjet Binghatti si brand është forcuar gjithnjë e më shumë. Arsyeja që klientët na mbështesin, është se kemi një shpejtësi në treg, kontrollojmë te gjithë ndërtimet që përfshijnë që nga arkitektura dizajni ku projektojmë projektet vetë, materialet, kemi workshopet e përbashkëta gjithashtu punësojmë forcën tonë të punëtorëve pra nuk kemi rivalitet në këtë fushë dhe të jeni të sigurt se kur vendosni të blini një projekt të Binghatti do të merrni pronësinë e atij projekti dhe do të përfundojë brenda 2 viteve dhe kjo nuk dëgjohet në histori të tjera në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Projektet tona përfitojnë nga rritja e kapitalit dhe qirate. Ka njerëz qe duan të monetizojnë ndërtesat, parkingjet, brenda protofolit tonë, dhe investitorë që duan të përfitojnë nga rritja e kapitalit që shohin në Dubai vitet e fundit,

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb