Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka shpërthyer në Kuvend gjatë seancës, duke akuzuar maxhorancën për tallje me shqiptarët.
Noka theksoi se seanca më herët, e zhvilluar për 5 minuta ishte një dëshmi e mosinteresimit të qeverisë për situatën e rëndë ekonomike në vend. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po synon të krijojë një “Republikë Kryeministrore”, ku ministrat do të shndërrohen në oborrtarë të tij.
Noka gjithashtu e cilësoi maxhorancën si një “grup mafioz”, duke shpërfaqur shqetësimin për politikën e qeverisë dhe pasojat e saj për qytetarët. Pas këtyre akuzave, ai kërkoi që të flitet më shumë për çështjet që preokupojnë shqiptarët dhe të merren masa konkrete për përmirësimin e kushteve ekonomike.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka: Ju po talleni me shqiptarët. Zhvilluat seancë 5 minuta, ndërsa shqiptarët presin që kryeministri të flasë. Shqiptarët presin që në parlament të flitet për situatën e rëndë ekonomike në vend. Rama kërkon të imponojë republikë kryeministrore, ku ministrat të jenë oborrtorët e tyre. Ju jeni grup mafioz.
