“Një ditë më shumë, një hakim më tepër ose në rastin e të hënës, disa milion hakime më tepër. Rusia është akuzuar së fundmi nga SHBA dhe Britania e Madhe për një fushatë ndërkombëtare hakimi, që përfshin hyrjen me forcë në miliona kompjutera dhe pajisje të tjera, përfshirë këtu edhe modemin e WiFi.

Dhjetra ose qindra mijëra pajisje, janë pikasur dhe raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, atëherë përse është Vladimir Putin kaq i etur për të futur me forcë në të dhënta tona”,- shkruan The Guardian.

Së pari, është paksa e pabesueshme që Putin apo agjentët e tij të jenë duke u përpjekur të vjedhin adresën e Amazon, apo thjesht të duan të prishin lidhjen tënde me internetin. Kjo është diçka që vetëm hakerat kriminelë do ta aspironin.

Hakimet e agjensive të inteligjencës janë ndryshe. Fatmirësisht, ekspertët thonë se këta të fundit janë më pak të rrezikshëm. Agjensitë që kanë aftësinë të hakojnë në shkallë të lartë, shpesh i lejojnë hakimet që mund të sulmojnë çdo pajisje të prekshme, derisa të kapin ndonjë shënjestër të dobishme.

Shtetet hakojnë njëri-tjetrin në mënyrë që, nëse ndonjëherë fillojnë një luftë mes tyre, ata të mund të çaktivizojnë sisteme të rëndësishme qeveritare. Nuk është vetëm Rusia që zhvillon aktivitete të tilla, thuhet më tej në artikull.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: