Janë tensionuar tonet në mbledhjen e komisionit hetimor për Shëndetësinë.

Një debat mes kryetares së komisionit Albana Vokshi dhe nënkryetarit Planrent Ndreca, ka shkuar në etiketime dhe fyerje personale.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Asnjë nuk e bën këtë që po bën ti që je në konflikt interesi

Ndreca: Të vijë zoti këtu unë nuk gënjej, për vete jo për ty, se ty të gënjej tërë ditën.

Vokshi: Ti nuk gënjen? Se pse je gatuar kështu siç je mbron korrupsioni

Ndreca: Se si jam gatuar unë nuk e vlerëson ti se nuk ke as kapacitet profesional, as etik as institucionale

Vokshi: Kapacitet vjedhjeve me kapele pa kapele, sa në një ministri në një tjetër, unë nuk kam.

Ndreca: Si jam gatuar unë pyet në zonën ku jam zgjedhur, dhe kush jam unë. Por je mësuar të pyesësh ballkonin jo qytetarët

Vokshi: Do pyes edhe RAI3. Jeni mësuar një pallat një votë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: