Një përplasje me policëve dhe gazetarëve është shënuar në ambientet e News 24.
Gazetari Isa Myzyraj u përplas me policët, duke thënë se po zbatojnë një urdhër të paligjshëm. Më pas, policët shtyjnë gazetarët.
Polici: Hape rrugën se kam urdhër, po zbatoj urdhrat.
Gazetari Isa Myzyraj: Ti je turpi i Policisë së Shtetit se nuk ke ligj. Ju nuk duhet të zbatoni urdhrat e paligjshëm. Kam respekt për ju se jeni policë, por jeni betuar për të mos zbatuar urdhra të paligjshëm. Ne duam shkresë.
(Policët shtyjnë gazetarët Isa Myzyraj dhe Osman Stafa)



Isa Myzyraj: Çfarë je ti bandit? Mos më prekni me dorë.
